RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri Mehaj jep dorëheqje, sot pozitën e merr koloneli Ejup Maqedonci

ministri-mehaj-jep-doreheqje,-sot-poziten-e-merr-koloneli-ejup-maqedonci

Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci, do të jetë ministër i ri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Maqedonci. “Sot do ta marr detyrën si ministër”, ka thënë Maqedonci për Kohën.

Raportohet se ministri i deritashëm Armend Mehaj, ka dhënë dorëheqje, por ende nuk dihen arsyet për këtë.

KOHA ka kontaktuar me zyrën për media të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ata kanë thënë se nuk kanë informacion zyrtar nëse Mehaj ka dhënë dorëheqje.

Maqedonci gjatë luftës në Kosovë ishte komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit.

Related posts

SHBA do të tërheqë trupat e saj nga Nigeri deri në mesin e shtatorit

admin

Australia i anulon vizën influencuesit izraelit për shkak të komenteve të tij kundër Islamit

Irfan Jahiu

Temperatura edhe më të larta sot

admin