RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri palestinez dhe anëtarët e Kongresit Amerikan diskutuan riaktivizimin e procesit politik

kryeministri-palestinez-dhe-anetaret-e-kongresit-amerikan-diskutuan-riaktivizimin-e-procesit-politik

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, zhvilloi diskutime me anëtarët e Kongresit Amerikan rreth mënyrave për riaktivizimin e procesit politik, rolin e Washingtonit në ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete dhe njohjen e shtetit palestinez, raporton Anadolu.

Shtayyeh u takua me delegacionin 22 anëtarësh të Partisë Demokratike në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor nën kryesimin e Hakeem Jeffries, kreut të Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit Palestinez.

Në takim, Shtayyeh i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të votojë për njohjen e shtetit palestinez.

Ai tha se Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar çdo ditë përmes vrasjeve, bastisjeve dhe ndërtimit të vendbanimeve të paligjshme, duke theksuar se kjo shkakton shkatërrimin sistematik të zgjidhjes me dy shtete.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të bëjë presion ndaj Izraelit që të lejojë zgjedhjet palestineze që përfshijnë Kudsin, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

Ai i kërkoi gjithashtu delegacionit të Kongresit të nxisë ndryshime në ligjet dhe rregulloret që synojnë Autoritetin Palestinez dhe Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) dhe t’i lidhin ato me terrorizmin.

Related posts

Përplasje me grupeve shqiptare në Greqi/ Përfshihen 20 persona, arrestohen disa prej tyre

admin

Opozita maqedonase ndërpret kontaktet me pushtetin

rezart morina

Banka Botërore: Kosova e 37-ta në botë për barazi gjinore në biznes dhe ligj

admin