RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati grek shpreson zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë

kryediplomati-grek-shpreson-zhvillimin-e-marredhenieve-me-turqine

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, shprehu shpresën se mund të bëhet përparim në zgjidhjen e çështjeve të Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe shelfit kontinental me Turqinë, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme e Greqisë publikoi tekstin e intervistës së ministrit Gerapetritis për kanalin egjiptian televiziv Al Qahera.

Duke kujtuar takimin e tij me kryediplomatin turk Hakan Fidan, si dhe takimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në margjinat e Samitit të NATO-s në Vilnius, ministri grek shprehu shpresën për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Dëshirojmë të punojmë në marrëdhëniet dypalëshe pasi fushat me interes të përbashkët të të dy vendeve, si tregtia, ekonomia, mbrojtja civile, turizmi, zhvillimi i vendeve të trajtohen në kuadër të agjendës pozitive”, tha Gerapetritis.

Sipas tij, “mosmarrëveshja e madhe” mes dy vendeve është demarkacioni i Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe shelfi kontinental. “Unë shpresoj se ne mund të avancojmë dialogun tonë politik”, tha ministri grek.

Erdoğan dhe Mitsotakis ishin takuar në margjinat e Samitit të Liderëve të NATO-s që u mbajt më 11 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Mitsotakis kishte vënë në dukje se rezultati më i rëndësishëm i takimit të tij me Erdoğan ishte se të dy udhëheqësit treguan gatishmërinë e tyre për t’u afruar sërish me një perspektivë pozitive.

Ai gjithashtu kishte njoftuar se me Erdoğan planifikojnë sërish të takohen në Selanik në kuadër të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit.

Related posts

Biden: Mbështetja jonë për Libinë do të vazhdojë

admin

Arabia Saudite hap hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet civile, përfshirë Izraelin

admin

Kosova, Bangladeshi e Libia ndajnë vendin e 104-t për fuqi të pasaportës

admin