RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fluksi i emigrantëve në SHBA! Guvernatorja e Massachusetts shpall gjendjen e jashtëzakonshme

fluksi-i-emigranteve-ne-shba!-guvernatorja-e-massachusetts-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme

Guvernatorja e shtetit Masaçusets (Massachusetts) Maura Healey shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën, duke theksuar prurjet e mëdha të migrantëve që kërkojnë strehim në një kohë kur kostoja e strehimit vazhdon të rritet, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 5,600 familje ose më shumë se 20,000 njerëz, shumë prej të cilëve janë emigrantë, aktualisht jetojnë në strehimore shtetërore. Mes tyre ka foshnja, fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna. Guvernatorja Healey tha se është një rritje prej rreth 80% krahasuar me 3100 familje një vit më parë.

“Këto shifra pasqyrojnë rritjen e prurjeve të migrantëve në vendin tonë, të cilët kanë përjetuar disa nga udhëtimet më të vështira që mund të imagjinohen,”-tha Healey.

Ajo i bëri thirrje qeverisë federale për ndihmë financiare dhe më urgjentisht të përshpejtoë autorizimet e punës për të lejuar të ardhurit e rinj të gjejnë më shpejt punë dhe të fillojnë jetesën. /dosja

Related posts

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Muhamet Ramadani

Vizita e kryetares së parlamentit gjerman në Gaza shkakton kritika të ashpra

admin

Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së anulon protestën për nesër

admin