Qindra zjarrfikës vazhdojnë luftën me zjarret prej katër ditësh në Portugalinë jugore, ndërkohë Spanja është përfshirë nga valët e të nxehtit. Gadishulli Iberik po përballet me peshën kryesore të ndryshimeve klimatike në Europë, duke përjetuar valë të nxehta gjithnjë e më intensive, thatësira dhe zjarre.
Temperatura arritën deri në 46.4 gradë Celsius në Portugalinë qendrore, duke shënuar një rekord për vitin 2023. Më shumë se 3000 zjarrfikës të mbështetur nga 26 avionë po luftojnë me flakët që kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë.
Mediat vendase raportuan për mijëra portugezë dhe turistë që u evakuuan nga zona e rrezikut. Paralajmërimet e motit mbetën në fuqi si në Portugali ashtu edhe në Spanjë, deri në përmirësimin e situatës.
Pjesa më e madhe e gjysmës jugore të Spanjës është nën alarm portokalli, ndërsa temperatura ka shënuar më shumë se 44 gradë Celsius. Ditët e ardhshme parashikohen të jenë ditët më përvëluese të kësaj vale të nxehtit, e treta në vend për këtë vit. /abcnews