RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kriza e emigrantëve, Britania pritet të tërhiqet nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

kriza-e-emigranteve,-britania-pritet-te-terhiqet-nga-konventa-e-te-drejtave-te-njeriut

Britania mund të largohet nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut nëse do të ndihmonte në trajtimin e problemit të emigrantëve, që mbërrijnë me varka përmes kanalit ‘La Mansh’, përfshirë këtu deportimin e emigrantëve në Ruandë, shkruan BBC.

Robert Jenrick, ministri i imigracionit, tha se qeveria do të bënte “çfarëdo që kërkohet”, edhe nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen nga GJEDNJ, traktati 70-vjeçar pan-europian që mbron të drejtat e njeriut dhe liritë politike në kontinent.

Komentet e tij janë një përshkallëzim i deklaratave të mëparshme të qeverisë se largimi nga GJEDNJ nuk ishte një hap i menjëhershëm që do të ndërmerrte.

Prej muajsh qeveria britanike i ka shpallur ‘luftë’ emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të ‘La Manshit’ me varka të vogla. /abcnews

Related posts

Trump arrin në Nju Jork, sot del para gjykatës – VIDEO

rezart morina

Osmani: Heqja e masave ndaj Kosovës, lidhet me mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri

rezart morina

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik, takime me liderët kryesorë

admin