RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë sulmet ndaj Kuranit në Danimarkë

vazhdojne-sulmet-ndaj-kuranit-ne-danimarke

Provokimet e bëra para disa ambasadave në Kopenhagë, gjatë të cilave u bënë parulla anti-islame, u zhvilluan nën mbrojtjen e policisë

Një grup danez anti-islamik dhe ultranacionalist përshkallëzoi sulmet ndaj Kuranit, përkundër dënimeve të shumta, transmeton Anadolu.

Anëtarët e grupit Danske Patrioter (Patriotët danezë) dogjën kopje të librit të shenjtë musliman përpara ambasadave të Türkiyes, Pakistanit, Algjerisë, Indonezisë dhe Iranit në Kopenhagë.

Provokimet, gjatë të cilave u bënë parulla anti-islame, u zhvilluan nën mbrojtjen e policisë.

Videot e shpërndara nga grupi në Facebook janë të kufizuara.

Muajt e fundit janë parë akte të përsëritura të djegies së Kuranit, përçmimit ose përpjekjeve për ta bërë këtë nga figura apo grupe islamofobike, veçanërisht në vendet e Evropës veriore dhe ato nordike, duke shkaktuar zemërim në vendet muslimane dhe mbarë bota.

Related posts

OBSH publikon shifrat alarmante: 1 në 3 gra në botë kanë përjetuar dhunë në një momemt të jetës së tyre

admin

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

RTI

Vriten dhjetëra palestinezë në ditën e 115 të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani