RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjuajten me armë në aheng, Policia arreston të rinjtë nga Istogu

gjuajten-me-arme-ne-aheng,-policia-arreston-te-rinjte-nga-istogu

Dje nё disa portale ishin postuar video incizime, nё tё cilat shihen dy qytetarë tё cilët ishin duke shtёnё me armё zjarri nё njё aheng.

Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.

Nё vendin e ngjarjёs janё arrestuar tё dyshuarit: L.M. i lindur me1999, dhe D.O. i lindur me 1994.

Ndёrsa gjatё bastisjes, e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar, janё gjetur dhe sekuestruar:

Njё armё e gjatё AK-47
Dy karikatorë tё AK-47
Njё armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm
Njё karikator i sё njejtёs armё.
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit i dyshuari L.M ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa i dyshuari D.O ёshtё liruar.

Rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “Përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme”.

Related posts

Gjuhë joparlamentare në Kuvend

admin

Trump i “shokuar” nga Meloni e Italisë: Ajo nuk dëshiron të na ndihmojë në luftë

Hevzi

Kurti: Asociacioni njëetnik – i pamundur në Kosovën shumetnike

admin