RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Një seri posterash që bënin thirrje për t’iu bashkuar Wagner-it shfaqen në një qytet në Poloni

nje-seri-posterash-qe-benin-thirrje-per-t’iu-bashkuar-wagner-it-shfaqen-ne-nje-qytet-ne-poloni

Një seri posterash me logon e grupit mercenar rus Wagner janë shfaqur në rrugët e qytetit polak Krakowa.

Mediat polake shkruajnë se anëtari i administratës së qytetit të Krakowas, Lukasz Wantuch ka qenë edhe ai që e ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në Facebook.

“Në Krakowa u shfaqën postera që bënin thirrje për t’iu bashkuar grupit Wagner. Është një mënyrë provokimi dhe nuk ka ndodhur vetëm në Krakowa”, ka pohuar ai.

Posterat me mbishkrimin “Ne jemi këtu. Bashkohuni me ne” ftojnë në anglisht të bashkoheni me Wagner, dhe kodi QR që shoqëron ftesën të çon në një faqe në gjuhën ruse.

Ndërkohë policia lëshoi ​​një deklaratë të veçantë duke thënë se oficerët gjetën thirrje të tilla në shumë vende në qytet pasi morën një informacion për të parën. /abcnews

Related posts

Një dron regjistroi se si Greqia kthen migrantët në ujërat turke

admin

Belgjikë, rreth 4 mijë refugjatë nuk kanë vend ku të strehohen

admin

Policinë e lënë 10 zyrtarë për tre muaj

Muhamet Ramadani