RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

22 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

22-vjet-nga-marreveshja-e-ohrit

Sot (13 gusht) mbushen 22 vjet që nga nënshkrimi Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në mes shqiptarëve dhe maqedonasve për raporte të reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtutjeshëm të shtetit të shtetit që sot njihet si Maqedonia e Veriut.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e bashkësisë ndërkombëtare pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kjo kontratë në mes dy popujve u nënshkrua nga kryetari i atëhershëm i Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm, Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri dhe ai i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Related posts

Nigeri, 50 të vdekur nga përmbytjet

admin

Blinken: Kosova dhe Serbia të rrisin koordinimin dhe transparencën me aleatët, t’i zbatojnë marrëveshjet

rezart morina

Blinken thotë se do të bashkëpunojë me Kongresin për të reaguar ndaj GJNP-së

admin