RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ndalohet përdorimi i tre antibiotikëve në disa raste të veçanta

ndalohet-perdorimi-i-tre-antibiotikeve-ne-disa-raste-te-vecanta

Oda e Farmacistëve të Kosovës, ka njoftuar se është ndaluar përdorimi i antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin.

Ky vendim është marrë nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, pas kërkesës nga kompania farmaceutike Alkaloid dhe KRKA.

“Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale aprovon kërkesën e kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe KRKA, për ndalimin e përdorimit të antibiotikëve Ciprofloxacin, Levofloxacin, Norofloxacin, në disa raste të veçanta si dhe përdorimin e tyre përtej dozave të rekomanduara për përdorim”, thuhet në njoftimin e Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në kërkesën e kompanisë farmaceutike Alkaloid dhe KRKA shkruan se fluorokinolonet sistematikë dhe të inhaluar nuk duhet të përshkruhen për pacientët që më parë kanë pasur reaksione negative ndaj ndonjë antibiotiku kinolon ose fluorokinolon, infeksionet jo të rënda ose vetëkufiziuese, infeksionet e lehta deri mesatare, infeksionet jobakteriale dhe në parandalimin e diarresë së udhëtarëve ose infeksioneve të përsëritura të traktit urinar të poshtëm.

Related posts

Çfarë ndodh me trupin kur ulni kripën? Ndryshimi në zemër dhe tension do t’ju befasojë

RTI

Kujdes! Këto pijë ju plakin trurin

admin

Cilat janë katër suplementet e zakonshme që mund ta dëmtojnë mëlçinë?

Muhamet Ramadani