RTV AHIRETI
Shëndetësi

Shenjat që ju jep trupi kur vuani nga stresi

shenjat-qe-ju-jep-trupi-kur-vuani-nga-stresi

Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta kuptoni çfarë s’po shkon me ju. Gjithsesi, trupi nuk gënjen kurrë, mjafton që ju t’i kushtoni vëmendje sinjaleve që ai jep herë pas here. Si përgjigjet ndaj stresit?

1.Kërcisni dhëmbët

Një nga shkaqet kryesore pse e bëni këtë është stresi. Mund ta gjeni veten duke kërcitur dhëmbët në mënyrë të pavetëdijshme ose kur jeni në gjumë.

2. Djersini shumë

Djersa ndodh për shumë arsye: ushtrimi fizik i tepërt, temperaturat e larta, apo kur truri yt po ndjen një kërcënim. Nëse e shihni që djerësini në mënyrë konstante do të thotë që jeni duke përjetuar ankth.

3. Vini re që po ju bien flokët

Kohët e fundit po gjeni më shumë qime flokësh në tualet dhe një nga arsyet mund të jetë stresi i fshehur. Ngarkesa emocionale ndikon te rënia e flokëve, prandaj mund të vini re flokë që bien më shpesh 6-12 javë pas një ngjarjeje që mund t’ju ketë stresuar.

4. Keni shenja të kuqe në trup

Nëse nuk vuani nga ndonjë alergji e mundshme, skuqjet mund të vijnë si pasojë e një periudhe të vështirë emocionale. Për më tepër, nëse i vini re ato rreth gojës. Eshtë përgjigje e trupit ndaj stresit.

5. Goja juaj është gjithmonë e thatë

Nëse vazhdimisht keni etje dhe pse nuk keni ngrënë asgjë të kripur/ëmbël, kushtojini vëmendje shëndetit mendor. Periudhat e zgjatura të stresit shkaktojnë ndjesinë e gojës së thatë.

Related posts

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e hipertensionit

admin

Numër i lartë vdekjesh dhe infektimesh, situata e COVID në vendin tonë për 24 orët e fundit

admin

Si ta ndihmoni veten kur nxehtësia përkeqëson tensionin

admin