RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 99 numri i viktimave nga zjarret në Hawaii

rritet-ne-99-numri-i-viktimave-nga-zjarret-ne-hawaii

Numri i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është rritur në 99, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu.

Sipas Hawaii News Now, shefi i policisë së Maui, John Pelletier, ka thënë se 75 për qind e zonave më të goditura në qytetin e Lahaina ende nuk janë kontrolluar.

Pelletier tha se 20 qen për nuhatjen e kufomave janë angazhuar me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Guvernatori i Hawaii-t, Josh Green, gjatë një konference për media të hënën tha se numri i të vdekurve pritet të rritet pasi ekipet e kërkim-shpëtimit “mund të gjejnë 10 deri në 20 njerëz në ditë në vijimësi”, sipas CBS News.

“Qentë mund të punojnë vetëm 15 minuta në të njëjtën kohë për shkak të nxehtësisë”, tha Green.

Green tha gjithashtu se rreth 2.000 njësi banimi janë siguruar për banorët e evakuuar dhe u zotua se do të sigurohen të paktën 36 javë strehim.

Zjarret në Maui janë “fatkeqësia më e madhe natyrore që Hawaii ka përjetuar ndonjëherë”, tha Green, duke shtuar: “Ka qenë gjithashtu një fatkeqësi natyrore që do t’i duhet një kohë jashtëzakonisht e gjatë për t’u rikuperuar”.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret kanë arritur në 6 miliardë dollarë me rreth 2.200 struktura të shkatërruara, tha Green.

Gjithsej gjashtë zjarre shpërthyen të martën e kaluar, duke shkatërruar Big Island dhe Maui.

Related posts

Donald Trump, ish-presidenti i parë që shpallet fajtor për vepra penale! A do të burgoset dhe kur do të caktohet masa e dënimit, ja çfarë duhet të dini…

admin

Orban: Ukraina nuk e fiton dot luftën me Rusinë – VIDEO

rezart morina

Myftiu Tërnava mori pjesë në Samitin e liderëve fetarë myslimanë në botë

admin