RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kasami: Komunizmi nuk ka vdekur, po e mbajnë gjallë qeveritarët bashkë me Ali Ahmetin dhe Taravarin

kasami:-komunizmi-nuk-ka-vdekur,-po-e-mbajne-gjalle-qeveritaret-bashke-me-ali-ahmetin-dhe-taravarin

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka reaguar pas thirrjes në stacion policor, për shkak ikonografisë gjatë ardhjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kasami ka shkruar se “komunizmi nuk ka vdekur, ai është gjallë dhe po e mbajnë qeveritarët tanë bashkë me Ali Ahmetin e Taravarin”
“Tentimet e këtilla për frikësim dhe heshtje si në kohën e komunizmit, nuk na trembin aspak, bile kokën lartë po vazhdojmë. Aq më pak na trembin kur këto shantazhe e tentime për të penguar opozitën e bashkuar, vijnë nga pushtetarët e korruptuar dhe të shantazhuar që tani më ditët e tyre po i numërojnë në gishta.
Koha e frikësimit të shqiptarëve, arrestimeve të tyre dhe marrjes së tyre nëpër stacione famëkeqe policore ka vdekur, bashkë me të do të vdes së shpejti edhe ky regjim i juaji komunist e titist. Ju vazhdoni të jeni vasalët e Beogradit, sepse atje do përfundoni të gjithë, ndërsa ne si opozitë i takojmë këtij populli dhe frikë kemi vetëm nga populli shqiptar”, ka deklaruar Bilall Kasami, raporton Shenja.

Related posts

Erdoğan: Turqia nuk do të tregojë mëshirë për ata që përpiqen të përçajnë shtetin

admin

Senatorja amerikane: Izraeli ka krijuar një katastrofë humanitare në Gaza

admin6

Përmbytjet në Libi, mbi 5 mijë të vdekur, Begaj: Lutemi për popullin libian në këtë kohë të vështirë

rezart morina