RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dhe India pajtohen të “ruajnë paqen” përgjatë kufirit të diskutueshëm

kina-dhe-india-pajtohen-te-“ruajne-paqen”-pergjate-kufirit-te-diskutueshem

Kina dhe India kanë rënë dakord të “ruajnë paqen” përgjatë pikave të diskutueshme në zonën Ladakh të rajonit të diskutueshëm Xhammu Kashmir, transmeton Anadolu.

Marrëveshja u arrit gjatë raundit të 19-të të takimit të nivelit të komandantëve të korpusit Kinë-Indi, i cili u mbajt të dielën dhe të hënën në pikën kufitare Chushul-Moldo në Ladakh përgjatë vijës së kontrollit aktual.

“Të dy palët ranë dakord të ruajnë paqen dhe qetësinë në terren në zonat kufitare”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Kina dhe India mbrëmë vonë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se të dy palët shkëmbyen pikëpamje “në një mënyrë të hapur dhe largpamëse”.

“Palët ranë dakord të zgjidhin çështjet e mbetura në mënyrë të shpejtë dhe të ruajnë momentin e dialogut dhe negociatave përmes kanaleve ushtarake dhe diplomatike”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kina dhe India kanë mbetur të bllokuar në një gjendje gatishmërie përgjatë vijës së kontrollit aktual që nga maji i vitit 2020.

Në qershor 2020, të paktën 20 ushtarë indianë dhe katër kinezë u vranë në një përleshje kufitare.

Të dy palët mbajtën raundin e 18-të të diskutimeve ushtarake më 23 prill të këtij viti.

Related posts

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

admin

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

Muhamet Ramadani

Izraeli bastisi Nablusin dhe kampin e refugjatëve Qalandia në Bregun Perëndimor

Irfan Jahiu