RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 13 viktima nga rënia në humnerë e një autobusi

te-pakten-13-viktima-nga-renia-ne-humnere-e-nje-autobusi

Të paktën 13 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në Peru kur një autobus ra nga një shkëmb në një rrugë në Ande, thanë autoritetet lokale.

Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima.

Ai u përmbys dhe ra 200 metra në rajonin Huancavelica, në juglindje të vendit të Amerikës së Jugut. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e komunës së Piskos.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve. /atsh

Related posts

Medvedev: Europianët do të ngrijnë nga i ftohti këtë dimër, jo për faj të Rusisë

admin

Dalin rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte

admin

Gomonia u fundos teksa tentuan të kalonin në Mesdhe, shkon në 11 numri i viktimave, ende shumë të zhdukur

admin