RTV AHIRETI
Shëndetësi

Studimi britanik: Ndotja e ajrit përshpejton përparimin e sëmundjeve të mushkërive

studimi-britanik:-ndotja-e-ajrit-pershpejton-perparimin-e-semundjeve-te-mushkerive

Një studim i më shumë se 250 mijë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar ka treguar se si ndotja e ajrit përshpejton përparimin e sëmundjeve të mushkërive.

Ndotja e ajrit në lagjet e shtëpive të njerëzve çoi në një probabilitet më të madh për t’u zhvilluar sëmundjet e mushkërive dhe më pas në rritjen e gjasave për sëmundjet të shumta dhe vdekjeve.

Studiuesit arritën në përfundimin se standardet aktuale ligjore për ndotjen e ajrit nuk janë mjaftueshëm mbrojtëse. Shëndeti do të përmirësohej duke reduktuar më tej ndotjen e ajrit. Përveç kësaj, njerëzit me sëmundje të mushkërive kanë nevojë për mbrojtje shtesë nga ekspozimi.

266 mijë persona të rritur u gjurmuan për një mesatare prej 12 viteve të cilët ishin vullnetarë nga Anglia, Uellsi dhe Skocia, ku ata morën pjesë në projektin biobank në Mbretërinë e Bashkuar.

Kërkimi u fokusua në sëmundjet e mushkërive, 10,562 njerëz në studim vdiqën nga shkaqe të tjera, rreth 4% e totalit. Ky rrezik i vdekjes ishte gjithashtu më i madh për njerëzit që kishin më shumë ndotje të ajrit në lagjen e tyre, në përputhje me studimin e madh që tregon se ndotja e ajrit gjithashtu shkurton jetën dhe rrit shkallën e vdekjeve nga shumë sëmundje.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për mbi 300 punonjës në shëndetësinë publike

rezart morina

Tri vlerat më të mira të hideve për trup të shëndetshëm

admin

Terapia e re kundër kancerit, shkencëtarët thonë se vret 99% të qelizave kancerogjene

admin