RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të jenë emigrantë

18-trupa-te-djegur-gjenden-ne-nje-pyll-ne-greqi,-besohet-te-jene-emigrante

18 trupa janë gjetur në një pyll në Greqinë veriore i cili është goditur nga zjarri gjatë katër ditëve të fundit, ka bërë të ditur shërbimi grek i zjarrfikësve.

Raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.

Rajoni i Evros në Greqinë verilindore, jo shumë larg kufirit turk, është shkatërruar nga zjarret.

Pacientët u zhvendosën nga një spital pasi zjarret arritën në Aleksandropolis.

Flakët arritën në mjediset e spitalit të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit, shkruan BBC.

Parku kombëtar Dadia është një zonë e madhe pyjore në veri të Aleksandoupolis dhe zjarret mendohet se janë përhapur me shpejtësi atje që nga e hëna.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur.

Rajoni i Evros është bërë një nga rrugët më të njohura për emigrantët sirianë dhe aziatikë që kalojnë lumin Evros nga Turqia për në Bashkimin Evropian. /koha

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

admin

Europol: 44 të arrestuar, pjesë e një prej rrjeteve më kriminale në Evropë – VIDEO

admin

Konjufca: Dinari është dashur të largohej që nga viti 1999 kur Serbia është larguar nga Kosova

admin