RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanjë, rajoni Bask regjistron temperatura rekord

spanje,-rajoni-bask-regjistron-temperatura-rekord

Rajoni Bask, rajoni verior i Spanjës, regjistroi temperaturë të lartë rekord të mërkurën mes valës të së nxehtit, raporton Anadolu.

Vala ekstreme e të nxehtit të Spanjës këtë verë ka goditur më së shumti zonën, ku distrikti Sodupe raportoi temperaturën më të lartë ndonjëherë prej 45.3 gradë Celsius, sipas Agjencisë Meteorologjike të Spanjës.

Alava, një nga tre provincat baske, regjistroi temperaturë prej 44.6 gradë, ndërsa në aeroportin e Bilbaos termometri tregoi 43.7 gradë Celsius.

“Temperatura mesatare në bregdet është rreth 36 gradë Celsius”, njoftoi agjencia meteorologjike.

Baskia është i vetmi rajon në Spanjë ku është shpallur alarm i kuq për shkak të nxehtësisë ekstreme.

Related posts

Kryebashkiaku i New York-ut paditet për korrupsion! Reagon Eric Adams: Jam i pafajshëm, do t’i luftoj këto padrejtësi

admin

Scholz thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit në kuadër të aplikimit të Kosovës në KiE

Muhamet Ramadani

Japonia ndalon reaktorin në centralin bërthamor më të madh në botë një ditë pas rinisjes

RTI