RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri polak Morawiecki: Wagner tashmë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit

kryeministri-polak-morawiecki:-wagner-tashme-nen-kontrollin-e-drejtperdrejte-te-putinit

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, lidhur me njoftimin se themeluesi i grupit paraushtarak rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhej në avionin privat që u rrëzua në Tver, ku humbën jetën dhjetë persona, tha se tashmë grupi kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu.

Në një konferencë për shtyp në Varshavë, Morawiecki u pyet se çfarë kuptimi ka vdekja e Prigozhinit për sigurinë e Polonisë.

“Tashmë kontrolli i grupit Wagner i është transferuar drejtpërdrejt Putinit. Wagner ndodhet nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Putinit dhe njerëzve të tij. Krahas destabilizimit të vendeve fqinje me Rusinë dhe Bjellorusinë, do të përdoret si mjet për shantazhe dhe provokime të ndryshme”, deklaroi Morawiecki.

Agjencia Federale e Transportint Ajror të Rusisë (Rosaviatsiya) njoftoi se avioni i rrëzuar në Tver i përkiste kompanisë “MNT-Aero” dhe se hetimi lidhur me arsyet e aksidentit po zhvillohet nga një komision special që është ngritur.

Në lajmet e agjencisë ruse të lajmeve TASS u njoftua se në avion ndodhej edhe themeluesi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

Në disa kanale të Telegram, që njihen me afërsinë me Wagnerit, u pretendua se avioni ku ndodhej edhe Dmitry Utkin, ndihmësi i Prigozhinit, u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes së ushtrisë ruse.

Related posts

Kryeministri libanez shtyn vizitën në SHBA dhe OKB

Irfan Jahiu

Zelensky takon kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë turneut në Gjirin Persik

Irfan Jahiu

Ndarja nga jeta e Ismail Kadares, Vjosa Osmani: Populli shqiptar sot është në zi, humbi kolosin e dijetari më të njohur

admin