RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2023

osmani-udheton-per-ne-austri,-merr-pjese-ne-forumin-evropian-alpbach-2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Alpbach, Austri, për të marrë pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Evropian Alpbach 2023.

Sipas njoftimit përm media thuhet se në këtë Forum, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor në hapje të Forumit, i cili do të fokusohet në rishikimin e politikës aktuale të zgjerimit, adresimit të sfidave aktuale politike dhe të sigurisë, si dhe avancimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

“Gjatë Forumit, Presidentja Osmani do të realizojë edhe një bashkëbisedim me të rinjtë bursistë të Forumit Evropian nga rajoni, diaspora dhe bota, me fokus në zhvillimet e fundit në vend, por dhe qëndrimin e Kosovës karshi zhvillimeve politike në Evropë dhe përtej”, thuhet në njoftim.

Forumi Evropian Alpbach është ndër institucionet më prestigjioze në Evropë, i cili nga viti 1945, mbledhë çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota për të diskutuar idetë për një Evropë më të fortë dhe më demokratike.

Related posts

Dyshime se SHBA qëndron pas bombardimit të shkollës në Iran, mbi 170 të vrarë

Muhamet Ramadani

Turqia mirëpret rezolutën që dënon dhunën ndaj librave të shenjtë

Muhamet Ramadani

Akuzohet për korrupsion, senatori demokrat Bob Menendez shpallet fajtor në gjyqin federal

admin