RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini me ultimatum: Wagner do të pushojë së ekzistuari

kremlini-me-ultimatum:-wagner-do-te-pushoje-se-ekzistuari

Pas vdekjes së Yevgeny Prigozhin, Kremlini i ka dërguar ultimatum Wagner.

“Grupi Wagner do të pushojë së ekzistuari”, njoftoi të hënën nënkryetari i Dumës ruse, Viktor Sobolev, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putinit.

“Luftëtarët do të jenë në gjendje të ndjekin një jetë civile ose të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ky është një grup i armatosur i paligjshëm. Nuk duhet të ketë njerëz të armatosur që nuk janë subjekte të shtetit. Kjo përfundimisht çoi në një kryengritje. Ne ishim në prag të luftës civile”, tha Sobolev, duke iu referuar përpjekjes për grusht shteti të 24 qershorit nën urdhrin e Yevgeny Prigozhin.

Megjithatë, kjo ftesë nuk iu shkon të gjithëve.

“Vetëm ato luftëtarë të Wagner që nuk morën pjesë në kryengritjen e qershorit mund të nënshkruajnë një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes”, shtoi ai. /abcnews

Related posts

Xhamia nga periudha andaluziane mbetet simbol kulturor në Spanjën rurale

admin

Nafta, benzina e gazi mbesin me çmim të njëjtë sikur një ditë më parë

admin

Presidenti turk dënon incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Kushtrim Guraj