RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas puçit në Gabon, Kameruni dhe Ruanda bëjnë ndryshime në radhët e ushtrisë

pas-pucit-ne-gabon,-kameruni-dhe-ruanda-bejne-ndryshime-ne-radhet-e-ushtrise

Pas marrjes së pushtetit nga ushtria në Gabon, Kameruni dhe Ruanda bënë emërime të reja në ushtritë e tyre kombëtare, transmeton Anadolu.

Udhëheqësi më i moshuar në botë, presidenti 90-vjeçar i Kamerunit, Paul Biya, i cili prej 41 vitesh mban këtë funksion, ka bërë emërime të reja brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe personelit ushtarak.

Po ashtu edhe presidenti i Ruandës, Paul Kagame, çoi në pension shumë figura të rangut të lartë në ushtri.

Thuhet se dy liderët, të cilët janë në pushtet prej shumë vitesh, u përpoqën të merrnin masa për të parandaluar një situatë të ngjashme në vendet e tyre pas grusht shtetit në Gabon.

Një grup oficerësh të rangut të lartë të ushtrisë së Gabonit u shfaqën në televizionin kombëtar të mërkurën herët në mëngjes për të njoftuar se kishin marrë pushtetin në vendin e Afrikës Qendrore.

Lëvizja erdhi menjëherë pasi Qendra Zgjedhore e Gabonit (CGE) konfirmoi se presidenti aktual Ali Bongo kishte fituar zyrtarisht mandatin e tretë presidencial me 64.27 për qind të votave.

Related posts

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Kërcënimet hakmarrëse ndaj Izraelit, Presidenti Biden shpreson që Irani të tërhiqet

admin

Gjenden tre trupa në Mitrovicë të Veriut të zhdukur nga lufta

admin

Për “ta ndaluar” betimin e kryetarit të ri, jep dorëheqje kryesuesi i KK të Zubin-Potokut

rezart morina