RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë, bëhet e ditur arsyeja

hashim-thaci-ndodhet-ne-kosove,-behet-e-ditur-arsyeja

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë familjare në Kosovë.

Thaçit, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë i është aprovuar ardhja në Kosovë nga ana e Dhomave të Specializuara për të vizituar babain e sëmurë.

Kjo është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Vizita është lejuar siç ceket në përgjigje për “arsye bindëse humanitare”.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Babai i ish-presidentit Thaçi, në moshë të shtyrë, prej kohësh është i sëmurë. Para pak ditësh, për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore, është trajtuar edhe në spital.

Ish presidentit Thaçi një vizitë e tillë i ishte aprovuar edhe në maj të këtij viti për shkak të siç ishte cekur nga trupi gjykues “arsyeve bindëse humanitare”.

Atë kohë Thaçi kishte qëndruar vetëm disa orë në Kosovë për të vizituar nënën e cila kishte probleme shëndetësore.

Kujtojmë se, gjatë muajit prill ka filluar gjykimi në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai ndodhet në paraburgim që nga nëntori 2020. Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Related posts

Presidenti izraelit viziton Australinë mes masave të rrepta të sigurisë dhe thirrjeve për protesta

admin

Shefja e Teknologjisë, Mira Murati: AI do t’i zhdukë disa punë, por shumë të tjera do të lindin

admin

Forumi i Delfit, Rama takohet me Kurtin në Athinë

Muhamet Ramadani