RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati i Austrisë: BE nuk mund t’i japë përparësi Ukrainës para Ballkanit

kryediplomati-i-austrise:-be-nuk-mund-t’i-jape-perparesi-ukraines-para-ballkanit

Bashkimi Evropian nuk mund të lejoj t’i jepet përparësi antarsimit të Ukrainës, kurse në anën tjetër t’i anashkalojë kandidaturat shumëvjeçare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kështu paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksandar Shalenberg.

“Nuk mund ta kemi Ukrainën në korsinë e shpejtë, kurse vendet e tjera në korsinë për ndalim. Ajo do të ishte një katastrofë gjeostrategjike. Blloku duhet të rishikojë me kujdes dhe të rishqyrtojë politikën e tij për zgjerim”.

Shalenber mendon se BE duhet t’i ikë sistemit ku disa vende janë më të dalluara nga të tjerat.

“BE para rreth 20 vitesh i premton antarësim vendeve të Ballkanit Perëndimor, por atë premtim nuk e ka plotësuar. Brukseli duhet t’i mbaj premtimet e veta dhe të braktis ‘të menduarit binar’ për anëtarësim”.

Vendeve kandidate tha ai më tej, duhet t’u lejohet pjesëmarrje e caktuar në planifikimin dhe aktivitete e BE-së.

 

Related posts

Shkollat private në Kuds, përfshirë ato të krishtera, ndërpresin mësimin për shkak të kufizimeve izraelite

RTI

Pasi regjistruan veturat me targa legale, digjet një veturë dhe një depo e serbëve në veri

admin

“S’kishte kurrë Covid”- Trump: Nesër, Joe Biden do të zgjohet dhe do të harrojë që u largua nga gara!

admin