RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut

33-vjet-nga-miratimi-i-kushtetutes-se-kacanikut

Sot bëhen 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut e cila ishte miratuar më 7 shtator të vitit 1990, nga delegatët shqiptarë të Kuvendit të atëhershëm të cilët kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti.

Me këtë rast kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut u miratua “duke u mbështetur në traditën demokratike shekullore përparimtare e liridashëse të kombit shqiptar” si dhe “duke u mbështetur në luftën çlirimtare”.

Sipas tij ajo ishte “në pajtim të plotë me parimet e demokracisë e të barazisë dhe në bazë të së drejtës për vetëvendosje”.

“Ajo e shprehu vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës në fillim të një dekade luftërash në Jugosllavi, një dhjetëvjetësh nga i cili Kosova doli e çliruar nga Serbia pushtuese, falë rezistencës së popullit të saj dhe luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, ku ka përshkruar edhe mënyrën se si kishte ardhur deri te miratimi i Kushtetutës dhe ka përmendur disa nga protagonistët e kësaj ngjarjeje.

“Në kujtim të përpjekjeve të asaj gjenerate që për herë të parë e shpalli Kosovën republikë. Nga parullë popullore e demonstratave të vitit 1981 “Kosova Republikë” u bë fakt historik në Kaçanik më 7 shtator 1990, para se të bëhej realitet politik më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Belgjika ndal dritat publike mes krizës energjetike

admin

Sulm në një festival në Gjermani, raportohet për 3 persona të vrarë dhe 8 të plagosur

admin

Erdoğan: Avioni ushtarak “Hürjet” dhuratë për Shekullin e Turqisë

rezart morina