RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpëtohen 46 emigrantë në Lesvos, vijojnë kërkimet për një grua

shpetohen-46-emigrante-ne-lesvos,-vijojne-kerkimet-per-nje-grua

Oficerët e Autoritetit Qendror Portual të Mytilinit një ditë më parë kanë bërë të mundur shpëtimin e 46 të huajve të cilët rrezikonin mbytjen.

Mediat greke shkruajnë se në kuadër të një patrullimi të planifikuar, mjeti patrullues L.S.-EL.AKT. , ka lokalizuar një varkë me motor me fryrje në zonën detare Agrielia të Lesvos, me 46 të huaj në bord, ndërsa skafi ka pasur një prurje uji me pasojë rënien e pasagjerëve në det.

Zyrtarët u njoftuan nga të shpëtuarit për një grua të zhdukur.

Më pas, në vendngjarje kanë shkuar tre skafe patrullimi portuale, një helikopter i forcave Frontex, dy anije peshkimi dhe një gomone fryrëse e E.O.D. duke nisur hetimet për gjetjen e gruas së zhdukur.

Dyzet e gjashtë (46) të huajt janë transportuar në mënyrë të sigurtë në portin e Mytilene. /abcnews

Related posts

Bernie Sanders bën thirrje për “ar’mëpushim të menjëhershëm” në fjalimin e Konventës Demokratike

Muhamet Ramadani

Siria i bashkohet takimit të eksportuesve arabë të naftës për herë të parë që nga rënia e Asadit

RTI

Analiza e DW: Shtohen skandalet, AfD është e papranueshme edhe për shumë parti të djathta

admin