RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA: Ka ende shumë punë për të bërë për normalizimin Arabi Saudite-Izrael

shba:-ka-ende-shume-pune-per-te-bere-per-normalizimin-arabi-saudite-izrael

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan deklaroi se shumë elementë që shkojnë drejt normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite janë në tryezë, por se ka ende shumë punë për të bërë, transmeton Anadolu.

Sullivan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avionin me të cilin udhëtoi drejt Indisë me presidentin Biden për të marrë pjesë në Samitin e G20.

Në pyetjen e një gazetari se në cilën fazë ndodhet procesi i normalizimit mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, Sullivan dha përgjigjen se “Shumë elementë që shkojnë drejt normalizimit janë në tryezë. Nuk kemi një kornizë zyrtare. Nuk kemi pika të përcaktuara dhe të gatshme për nënshkrim. Ka ende shumë punë për t’u bërë dhe po punojmë mbi këto”.

Sullivan, këto bisedime i cilësoi si “konstruktive”.

Biden dhe Xi Jinping nuk kanë biseduar që nga Samitit i G20 i vitit të shkuar

Një tjetër gazetar shtroi pyetjen nëse janë apo jo të vërteta lajmet se presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping nuk kanë zhvilluar bisedë telefonike që nga Samiti i G20 që u mbajt në ishullin Bali të Indonezisë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Sullivan konfirmoi këto lajme por theksoi se me Kinën vazhdojnë komunikimin në nivel të ministrave.

Në Samitin e G20 që do mbahet këtë fundjavë në Indi, në përfaqësimin e Kinës do të marrë pjesë kryeministri Li Qiang, deklaroi Sullivan duke shtuar se “Biden aktualisht nuk ka plan të takohet me Li Qiang”.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 29 palestinezë të vrarë që nga e marta

admin

Finlanda mbyll përfundimisht kufirin për rusët

admin

Beteja e Kosovës për heqjen e masave kufizuese nga BE-ja

rezart morina