RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 1,300 numri i viktimave

termeti-shkaterrimtar-ne-marok,-shkon-ne-1,300-numri-i-viktimave

Numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti është rritur nga 1,037 në 1,305, tha ministria e brendshme e vendit.

Gjithsej 1,832 persona janë plagosur, nga 1,204 që u raportuan më herët sot.

Rreth 1220 prej tyre janë në gjendje kritike.

Një shtetas francez është identifikuar si mes të vdekurve, konfirmoi një zyrtar i Ministrisë së Jashtme.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë nga një atak kardiak gjatë tërmetit.

Ekspertët kanë parashikuar se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet ndërsa shpëtimtarët arrijnë në zonat e thella të goditura fort dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë. /abcnews

Related posts

Katari mirëpret vendimin e GJND-së

admin

Vrasja e ish-snajperistit kurd në Angli, arrestohet në Bruksel 40-vjeçari shqiptar! Në kërkim një bashkëatdhetar tjetër (EMRAT)

admin

Treguesit e një gjenocidi sionist aty ku s’ka fare Hamas

RTI