RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Si Turqi ne besojmë se është e mundur një botë më e drejtë

erdogan:-si-turqi-ne-besojme-se-eshte-e-mundur-nje-bote-me-e-drejte

Erdoğan: Si Turqi ne besojmë se është e mundur një botë më e drejtë. Në raport me të ardhurat kombëtare jemi vendi që jep ndihma më shumë në botë.

Erdoğan: (Lidhur me tërmetin në Marok) Si një vend që përjetoi fatkeqësinë e shekullit 6 muaj më parë, jemi të gatshëm të ndihmojmë vëllezërit tanë marokenë me të gjitha mundësitë.

Erdoğan: Ne po hedhim hapa të rëndësishëm edhe në investimet për energjinë e rinovueshme dhe në ato bërthamore dhe të hidrogjenit.

Erdoğan: Një proces që përjashton Rusinë në çështjen e drithit ka mundësi shumë të ulët që të jetë i qëndrueshëm.

Erdoğan: Djegia e Kuranit nën mbrojtjen e policisë është një provokim shumë i hapur, është krim urrejtjeje. Askush nuk mund të presë që ne të qëndrojmë të heshtur ndaj kësaj.

Erdoğan: Me propozimin dhe përpjekjet e vendit tonë, sulmi ndaj librave të shenjtë u dënua edhe në deklaratën e G20.

Erdoğan: (Kufiri Armeni-Azerbajxhan) Me shumë mundësi nesër do të kem një bisedë me Pashinyan. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ftojmë rajonin (Karabakun) në qetësi.

Erdoğan: Këto hapa të ndërmarrë aktualisht në Karabak, nuk janë hapat e duhur. Kjo është e pamundur të pranohet. Në fakt, këtë nuk e pranojnë as vendet anëtare të BE-së.

Related posts

Oficerët e FSK-së trajnohen në SHBA për artileri

RTI

Të paktën 14 pa’lestinezë të vr’arë në su’lmet iz’raelite në Rripin e Ga’zës qendrore dhe jugore

admin

Stano nuk e komenton draftin e Asociacionit të publikuar nga Ramadani

admin