Fëmijët e vegjël konsumojnë shumë sheqer: rreth tre herë më shumë sesa rekomandohet nga pediatri dhe nutricionistët. Mirëpo konsumi duhet të ndalohet në mënyrë drastike për të parandaluar përhapjen e patologjive metabolike dhe më shumë!
Kjo është sjellë edhe njëherë në vëmendje nga Shoqata Amerikane e Zemrës në udhëzimet e saj për sasitë e sheqerit të konsumuar nga fëmijët: nuk duhet të ketë sheqer para moshës dy vjeçare dhe një sasi e përgjithshme e sheqerit duhet të jetë e barabartë me jo më shumë se gjashtë lugë çaji (25 gramë) në ditë kur fëmija është midis moshës dy deri në tetë vjeç.
Një thyerje e vogël e rregullave mund të bëhet me jo më shumë se sa një pije të gazuar në javë, sigurisht në një paketim sa më të vogël. Ekspertët që publikuan udhëzimet në revistën Circulation theksojnë se një fëmijë amerikan konsumon mesatarisht tre here më shumë sesa masa që rekomandohet.
Kujdes nga sheqernat e shtuara
Në llogaritjen e përgjithshme të sheqerit të konsumuar çdo ditë, nuk është e nevojshme vetëm të merret në konsideratë sheqeri që i shtohet pijeve të tilla si qumështi dhe çaji; i cili gjithashtu përfaqëson një pjesë të madhe të sheqernave ditore. Pra duhen shtuar të gjitha format e tjera në të cilat sheqeri hyn në trup: thjesht mendoni për sheqernat që gjenden në ushqimet e gatshme si biskota, ëmbëlsira dhe lëngje frutash, por edhe në ushqimet si hamburger apo patate të skuqura industrial.
Parandalimi është më i mirë se kurimi
Rregullimi i konsumit të sheqerit nga një moshë e hershme, shpjegon eksperti, është thelbësore për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si obeziteti, diabeti, presioni dhe kolesteroli i lartë që mund të shkaktohen nga konsumimi i një diete të pasur me sheqer.