RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FAST Kosova arreston serbin që po kërkohej nga Interpol

fast-kosova-arreston-serbin-qe-po-kerkohej-nga-interpol

Policia e Kosovës, konkretisht njesiti FAST Kosova, në koordinim me Drejtorinë e Migrimit, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot me datën 11.09.2023 ka arrestuar një person të dyshuar i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Personi i dyshuar J.P., (viti I lindjes 1995, mashkull shtetas serb), kishte rezultuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ku më pas do të vazhdohet me procedurat e parapara për rastet e tilla.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend, përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar.

Related posts

Një Mal i Zi më i lidhur me Serbinë?!

admin

Kurti: Kosova bëri hap të rëndësishëm drejt NATO-s, përkundër fushatës së Serbisë

admin

Osmani: Evropa e bashkuar vetëm me një Ballkan Perëndimor të bashkuar

Muhamet Ramadani