RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Libia kërkon ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet

libia-kerkon-ndihme-per-zonat-e-goditura-nga-permbytjet

Autoriteti më i lartë i Libisë u ka bërë thirrje vendeve mike dhe grupeve ndërkombëtare të ndihmës që të ofrojnë ndihmë për zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin lindor të vendit, transmeton Anadolu.

“Ne jemi të sigurt se solidariteti ndërkombëtar do të ketë efekt pozitiv në rindërtimin e zonës dhe rikuperimin e saj nga një fatkeqësi e tillë natyrore”, thuhet në një deklaratë nga Këshilli Presidencial i Libisë.

Në deklaratë gjithashtu u bëhet thirrje qytetarëve libianë që të respektojnë “udhëzimet dhe paralajmërimet e sigurisë” të lëshuara nga autoritetet përkatëse për të tejkaluar krizën vdekjeprurëse.

Autoritetet me bazë në Libinë lindore vlerësuan se qindra persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u zhdukën pasi përmbytjet goditën rajonin.

Siç raporotn agjencia libiane e lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Hamad gjithashtu tha se blloqe të tëra banimi u “fshinë nga dheu” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.

Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.

Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.

Dje, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.

 

Related posts

Krimi makabër! Babi mbyt vajzën pas debatit dhe fle me kufomën e saj! I pagoi 2 dollarë një personi të pastrehë për t’i djegur trupin

admin

Rama: Të mos bllokojmë veten, t’i lëmë politikën dhe çështjet dypalëshe jashtë kësaj hapësire

RTI

20.000 veta marshojnë në Madrid në solidaritet me Gazën

rezart morina