RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryqi i Kuq: 10 mijë të zhdukur nga përmbytjet në Libi

kryqi-i-kuq:-10-mije-te-zhdukur-nga-permbytjet-ne-libi

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Federata e Shoqatave të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) njoftuan se numri i të zhdukurve nga përmbytjet në Libi ka shkuar në 10 mijë, transmeton Anadolu.

Kreu i Delegacionit të IFRC-së për Libinë, Tamer Ramadan, duke u lidhur online në konferencën javore për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë, vlerësoi zhvillimet rreth përmbytjeve që ndodhën në Libi.

Duke theksuar se shumë njerëz janë prekur nga fatkeqësia e përmbytjeve në lindje të vendit, Ramadan tha se ka nevoja urgjente në Libi.

Ramadan tha se numri i të zhdukurve në vend është rritur në 10 mijë për shkak të fatkeqësisë nga përmbytjet dhe se këtë informacion e kanë siguruar nga burime të pavarura.

I pyetur nga Anadolu për të konfirmuar raportimet që thonë se numri i të vdekurve nga përmbytjet ka shkuar në 3 mijë, Ramadan nuk dha një shifër të saktë, por vuri në dukje se vdekjet nga përmbytjet mund të shprehen në mijëra.

Related posts

Qeveria del me njoftim zyrtar për “Trepçën”, nuk premton ekzekutimin e pagave

admin

Mbi 20 ditë brenda në ujë me një peshë prej 10 kg të lidhur në këmbë, misteri vdekjes së burrit! Pamjet e trupit të pajetë duke “notuar” në bregdet

admin

Kremlini: Një marrëveshje gruri pa Rusinë është e rrezikshme

admin