RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 2900 numri i viktimave nga tërmeti në Marok, mbi 5500 të plagosur

shkon-ne-2900-numri-i-viktimave-nga-termeti-ne-marok,-mbi-5500-te-plagosur

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Marokun javën e kaluar u rrit në 2,901, ndërsa numri i të plagosurve u dyfishua në 5,530, njoftoi sot televizioni shtetëror maroken.

Një numër i madh i të mbijetuarve janë në strehimore të improvizuara pasi kaluan katër net në ambient të hapur, raportoi Reuters.

Shpëtimtarët nga Spanja, Britania e Madhe dhe Katari po ndihmojnë ekipet marokene të shpëtimit, ndërsa Italia, Belgjika, Franca dhe Gjermania thanë se ofertat e tyre për ndihmë nuk janë miratuar ende.

Në situatën më të vështirë janë njerëzit në zonat e thella, të prerë nga rrëshqitjet e dherave të shkaktuara nga tërmeti që bllokoi rrugët, ndërsa tendat, ushqimet dhe uji po mbërrijnë në vende të aksesueshme.

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin malor maroken 72 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar dëme dhe shkatërrime të mëdha. Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga viti 1960, kur vdiqën të paktën 12,000 njerëz. /euronews

Related posts

Protestuesit serbë mblidhen para komunave në veri

Muhamet Ramadani

Pozita strategjike e Banjskës u dha zemër terroristëve për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Muhamet Ramadani

OKB: Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat

admin