RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – Lideri i AfD-së në gjyq për përdorimin e një slogani nazist

gjermani-–-lideri-i-afd-se-ne-gjyq-per-perdorimin-e-nje-slogani-nazist

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në shtetin e Turingisë, Bjorn Hocke, do të duhet të dalë në gjyq për përdorimin e një slogani të ndaluar nazist gjatë një fjalimi, tha një zëdhënës i gjykatës rajonale.

“Gjykata Rajonale e Halle ka lejuar që akuzat e prokurorisë të vazhdojnë”, tha zëdhënësi.

Höcke dyshohet se ka përdorur një slogan të ndaluar të përdorur nga ”Storm Troopers” (SA), krahu paraushtarak i partisë naziste, në një fjalim në Merseburg në shtetin lindor të Saksonisë-Anhalt, në fund të majit 2021.

“Hocke dyshohet se ka qenë i informuar se përdorimi i sloganit ‘Gjithçka për Gjermaninë’, siç tha ai në fjalën e tij, është i ndaluar në Gjermani”, tha prokuroria. /atsh

Related posts

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Pa’lestinë/Liban

admin

Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtojmë ndërtesa të reja në 10 provincat e goditura nga tërmeti

Muhamet Ramadani

Raportohet se Njësitë Speciale zbarkuan në veri, po zhvillojnë bastisje në një fabrikë në Zubin Potok

Muhamet Ramadani