RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca nuk do të pranojë emigrantë të parregullt nga ishulli Lampedusa

franca-nuk-do-te-pranoje-emigrante-te-parregullt-nga-ishulli-lampedusa

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin tha se nuk do të pranojnë asnjë nga mijëra emigrantë të parregullt që erdhën në ishullin Lampedusa të Italisë dhe shkaktuan krizë mes vendeve, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij në kanalin televiziv francez “CNews”, Darmanin tha se vendi i tij nuk do të pranojë emigrantë nga ishulli Lampedusa.

Lidhur me deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen për “ndarjen e emigrantëve midis vendeve”, Darmanin u përgjigj: “Jo, Franca nuk po përgatitet ta bëjë këtë. Franca do të ndihmojë Italinë të mbrojë kufijtë e saj për të parandaluar këto kalime”.

Darmanin tha se ligjet e BE-së mbulojnë vetëm pranimin dhe ndarjen e refugjatëve që kërkojnë azil në kufi dhe plotësojnë kushtet e nevojshme dhe theksoi se është e gabuar të mendohet se çdo emigrant që vjen në vendet e kontinentit mund të udhëtojë lehtësisht nëpër Evropë.

Ai potencoi se Franca nuk do të pranojë emigrantë që nuk plotësojnë kushtet e azilit. Darmanin argumentoi se Italia duhet t’i dërgojë emigrantët në ishull në vendet nga kanë ardhur në vend që t’i shpërndajë në Evropë.

Darmanin tha se situata në Itali po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe se Franca do të ndihmojë. “Por, kjo nuk do të thotë se ata që vijnë në kontinent do të mirëpriten pa kushte në vendet tona. Ne do t’i mirëpresim vetëm nëse respektojnë rregullat e azilit. Nëse janë emigrantë të parregullt, jo, Franca nuk do t’i mirëpresë”, shtoi ai.

Ministri francez gjatë ditës do të udhëtojë për në kryeqytetin e Italisë, Romë, ku do të takohet me homologun italian.

Ishull i vogël në Mesdheun Qendror që i nënshtrohet një fluksi emigrantësh të parregullt

Ishulli Lampedusa, masa tokësore më e afërt e Italisë me Afrikën e Veriut, ka qenë nën presion serioz migrimi që nga fillimi i vitit për shkak të vendndodhjes në një rrugë të parregullt migrimi në Mesdheun Qendror.

Më shumë se 6 mijë emigrantë të parregullt erdhën në ishullin Lampedusa në vetëm 36 orë në datat 13-14 shtator dhe komuna e ishullit shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme”.

Shtypi italian bën të ditur se numri i personave që kanë mbërritur në ishull këtë javë ka arritur në 11 mijë dhe shumica e anijeve me emigrantë janë nisur nga Tunizia.

Related posts

S’kalon propozimi i Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në KS të OKB-së

admin

Presidentët e Egjiptit dhe EBA-së diskutojnë për çështjet rajonale

rezart morina

Nënkryetari i “Republika Srpska”: Për boshnjakët dhe kroatët, Kosova është e pavarur

RTI