RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ky ushqim të shpëton jetën, por 90% e njerëzve nuk e hanë mjaftueshëm

ky-ushqim-te-shpeton-jeten,-por-90%-e-njerezve-nuk-e-hane-mjaftueshem

Sot do ju tregojmë një superushqim që ju zgjat jetën. Bëhet fjalë për fibrat. Fibrat zvogëlojnë sulmet në zemër, përmirësojnë sëmundjet kronike si diabeti i tipit 2, ndihmojnë në ruajtjen e peshës, presionit të gjakut dhe kolesterolit etj. Fibrat nuk janë ushqimi më i shijshëm në botë, por studimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore janë të mëdha. Hulumtuesit tregojnë se trupi i njeriut ka nevojë për 25 gram fibra në ditë, por sasia e duhur për të përmirësuar shëndetin është 30 gram. Shumica e njerëzve në botë nuk marrin sasinë e mjaftueshme.

Sipas të dhënave shkencore, mesatarisht femrat konsumojnë 17 gram, ndërsa meshkujt 21 gram, në ditë. Fibrat i merrni nëpërmjet frutave dhe perimeve, në bukë, makarona, fasule, thjerrëza, arra apo fara. Që të merrni 30 gram fibra në ditë është e vështirë, pasi sasia e tyre në ushqim është shumë e vogël.

Ne kemi disa sugjerime dhe këshilla për ju sesi mund t’i gatuani. Për shembull, ju mund të gatuani patatet me lëkurë, mund të zëvendësoni shumë ushqime të tjera me fasule, thjerrëza, qull, fruta etj. Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet, ka vërtetuar që konsumimi i fibrave në sasinë e rekomanduar, mund të parandalonte 13 vdekje dhe 6 raste të sëmundjeve të zemrës. Sa më shumë fibra të hani, aq më mirë për shëndetin tuaj.

Çfarë i bëjnë fibrat trupit?

Fibra është një ushqim që të ngop dhe ndikon në mënyrën sesi yndyra absorbohet në zorrën e hollë, e pastaj kalojnë në zorrën e trashë. Zorra e trashë është vendi ku qëndrojnë miliona baktere, të cilat ushqehen me fibra. Bakteret fermentohen me to dhe ndodh absorbimi i acideve yndyrore. Pra, fibrat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e mirë.

Related posts

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Muhamet Ramadani

Alarmante: Rreth 40 mijë përdorues aktiv të drogave, në Psikiatri s’ka vende të lira

Muhamet Ramadani

Pse akullorja nuk na ndihmon aspak të freskohemi në verë?

Muhamet Ramadani