Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar statistika nga dy vite e gjysmë qeverisje, në aspektin e zhvillimit ekonomik.
Sipas Kurtit, vetëm në vitin e parë të Qeverisë Kurti, ekonomia e shtetit është rritur për 10.7%, teksa në vitin e dytë është rritur për 5.2%.
Vlera e eksporteve, sipas kryeministrit, vitin e kaluar është rritur për 447 milionë euro, teksa buxhetit i janë shtuar mbi 770 milionë euro të hyra.
“Rritjen e ndamë me qytetarët duke rishpërndarë në total 842 milionë euro përmes masave të ndryshme mbështetëse për qytetarë dhe stimuluese për biznese, dhe pa krijuar borxhe të reja. Deficitin buxhetor në vitin 2022 e kemi ulur në nivel historik duke e zvogëluar atë për mbi -90% në krahasim me vitin 2020. Kurse inflacioni në muajin korrik ishte më i ulëti në gjithë Gadishullin Ballkanik, me vetëm 2.4%” ka thënë mes të tjerash Kurti