RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i Zyrës së BE-së sulmin ndaj Policisë së Kosovës e cilëson të tmerrshëm

shefi-i-zyres-se-be-se-sulmin-ndaj-policise-se-kosoves-e-cileson-te-tmerrshem

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve kriminale në veri të Kosovës, ku për pasojë një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një është lënduar.

Szunyog sulmin e ka quajtur të tmerrshëm.

“Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për sulmin e tmerrshëm nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.

Ai i ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vrarë.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes, kolegëve dhe të dashurve të punonjësit të policisë që humbi jetën në krye të detyrës”, ka shkruar Szunyog

Related posts

Pakistan, shpërthejnë protesta pas atentatit ndaj ish-kryeministrit Imran Khan

admin

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

admin

Çfarë po ndodh me iPhone? Rrezik serioz sigurie nga spiunazhi, zbulohet shkaku! Çfarë thotë Apple, një raportim i “Forbes” dhe miliona pajisje të ekspozuara

admin