RTV AHIRETI
Shëndetësi

Migrena e heshtur, si ta dalloni dhe ta trajtoni atë

migrena-e-heshtur,-si-ta-dalloni-dhe-ta-trajtoni-ate

Migrena njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta.

Në fakt, disa nuk shoqërohen me dhimbje koke por karakterizohen nga simptoma të ndryshme.

Kjo quhet migrenë e heshtur ose migrenë pa dhimbje koke.

Çfarë është migrena e heshtur?

Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.

Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.

Cilët janë shkaktarët

Shkaqet janë të ngjashme me dhimbjet e kokës nga migrena, dhe përfshijnë:

-Stresin
-Ndryshimet e motit
-Luhatjet hormonale
-Ndryshime në rutinën tuaj të përditshme
-Dritat e forta
-Disa ushqime ose medikamente
-Çrregullimet e gjumit

Simptomat

-Çrregullime të të folurit
-Dobësi
-Mpirje
-Vertigo
-Çekuilibër
-Të përziera
-Marramendje
-Ndjeshmëri ndaj dritës

Këto simptoma shpesh shfaqen në faza të ndryshme gjatë një episodi.

Sa zgjat?

Kohëzgjatja varet nga personi. Për disa, një migrenë e heshtur mund të zgjasë disa orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë me ditë.

Trajtimet

Shumica e trajtimeve fokusohen në lehtësimin e dhimbjes, por për shkak se një migrenë e heshtur nuk shoqërohet me dhimbje, trajtimi nuk është edhe aq i disponueshëm. Ilaçet kundër dhimbjes mund të ndihmojnë në parandalimin e fazës së dhimbjes së kokës.

Trajtimi me suplementet e oksidit të magnezit mund të jenë efektive për disa persona. Medikamente kundër konvulsioneve që ulin ndjeshmërine e neuroneve në tru, mund të ndihmojë.

Ndryshimet e stilit të jetesës, reduktimi i stresit, gjumi i mirë dhe trajtimi me të nxehtë dhe akull mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve.

Related posts

Hipertensioni, metodat natyrale për ta mbajtur nën kontroll

RTI

Ja pse duhet të hani petulla në mëngjes

rezart morina

Fruti që ka vlera të mëdha, edhe kur e konsumoni të ngrirë

rezart morina