RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye, shtetasja gjermane pranon Islamin në Aydın

turkiye,-shtetasja-gjermane-pranon-islamin-ne-aydin

Shtetasja gjermane, Jennifer Paula Görlitz u bë muslimane në një ceremoni që u mbajt në Myftini në rajonin Koçarlı në Aydın të Türkiye-s në të cilin ajo erdhi bashkë me bashkëshortin e saj, raporton Anadolu.

Shtetasja gjermane, 40-vjeçarja Jennifer Paula Görlitz e cila jeton në Gjermani me bashkëshortin e saj Erdinç Efeoğlu, vendosi të bëhet muslimane pasi hulumtoi rreth Islamit.

Görlitz e cila erdhi në vendlindjen e bashkëshortit të saj Koçarlı, aplikoi në Myftininë e qytezës.

Myftiu Kazım Ünsal, në ceremoninë e mbajtur në institucion i shpjegoi Görlitz parimet e Islamit.

Görlitz shqiptoi shehadetin në prani të dëshmitarëve dhe më pas bëri lutje.

Myftiu Ünsal përgëzoi Görlitz dhe i dha asaj dokumentin e konvertimit dhe një Kuran me përkthim në gjuhën gjermane.

Related posts

Spanja zbulon 5 masa për të frenuar abuzimet në rrjetet sociale dhe për të mbrojtur të miturit

RTI

Palestinë: Lajmet e fundit

admin

Trump: Plani i paqes do të sjellë përfitime ekonomike për Ukrainën

Muhamet Ramadani