RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Komandanti në ardhje turk i KFOR-it, takon Lajçakun

komandanti-ne-ardhje-turk-i-kfor-it,-takon-lajcakun

Pas situatës në veri të Kosovës, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Këtë Lajçak e ka bërë të ditur në rrjetin social X (ish-Twitter).

Ai tha se gjatë takimit me Ulutas është biseduar për situatën aktualë në Kosovë, si dhe dialogun.

Tutje theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë më KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpres në zyrën time komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, shkroi Lajçak.

Ditë më parë, Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talo.

Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe të dërguarin e SHBA-së për dialog Gabriel Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në platformën X./

Related posts

Rama operacion për apendisitin në QSUT, Kryeministria: Ndërhyrja e suksesshme

admin

25 vite nga sulmet e NATO-s mbi Beograd/ Analiza: Cilat ishin shënjestrat e Aleancës dhe faktorët që ndikuan në “gjunjëzimin” e Serbisë

admin

Chollet e Escobar: Është koha për themelimin e Asociacionit

admin