RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parandalohet grusht shteti në Burkina Faso

parandalohet-grusht-shteti-ne-burkina-faso

Shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës së Burkina Fasos kanë penguar përpjekje për grusht shtet të martën, sipas qeverisë ushtarake të vendit, shkruan BBC.

Qeveria pretendon se oficerët dhe të tjerët kishin planifikuar të destabilizonin vendin.

Kanë kaluar vetëm më pak se një vit që kur presidenti i përkohshëm Ibrahim Traore mori pushtetin.

Burkina Faso përjetoi dy grusht shtete në vitin 2022. Vendi po përballet edhe me një kryengritje islamike.

Në një deklaratë, autoritetet thanë se ishin bërë disa arrestime, pa dhënë detaje specifike.

Ka pasur raporte të fundit për pakënaqësi brenda ushtrisë.

Të martën, spekulimet për rebelim në rritje bën që qindra njerëz të dilnin në rrugët e kryeqytetit, Ouagadougou, në mbështetje të juntës.

Në të njëjtën ditë, autoritetet pezulluan revistën e lajmeve në gjuhën franceze Jeune Afrique, duke e akuzuar atë për publikimin e artikujve që diskreditonin forcat e armatosura.

Grusht shteti në shtetet afrikane është bërë goxha i shpeshtë. Vetëm në muajt e fundit, qeveritë demokratike u përmbysën në Niger dhe Gabon. /koha

Related posts

Irani: Në bisedimet për marrëveshjen bërthamore presim përgjigje realiste nga SHBA-ja

admin

Sot vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Muhamet Ramadani

Lista e plotë e fituesve të Çmimeve Grammy 2026, kush triumfoi në natën e madhe të muzikës

admin