RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rama tha se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun, përgjigjet Kurti

rama-tha-se-kfor-i-duhet-ta-marre-nen-kontroll-veriun,-pergjigjet-kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur lidhur me propozimin e presidentit të Shqipërisë, Edi Rama se “veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR-i”.

Kurti për median “Istraga” ka deklaruar se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR-i e EULEX-i.

Tutje, Kurti është deklaruar se ka nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij formulë nuk duhet të ndryshohet.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: ‘Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar’”, ka thënë Kurti, shkruan në “X” Istraga.

Related posts

Trump thotë se nuk mund të mbështetet te Danimarka për të mbrojtur Grenlandën

RTI

Përfaqësuesit e misionit të huaj vizituan Xhaminë Al-Aksa

admin

OKB-ja: 21.2 milionë njerëz përballen me uri akute për shkak të konfliktit në Sudan

admin