RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Kroaci: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

osmani-ne-kroaci:-serbia-do-te-ndihej-me-e-fuqishme-nese-s’ndeshkohet

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët për media me homologun e saj kroat Zoran Milanoviq, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për aktin agresor ndaj Kosovës dhe tha se duhet të shtohet siguria në kufirin me Serbinë.

“Presim edhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë në ballafaqim me këtë sfidë të rëndë të sigurisë, e cila ta destabilizojë jo vetëm Kosovën, por mund të ketë pasoja shumë më gjerë. Kontributi juaj dhe i gjithë institucioneve të Kroacisë është qenësor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, fokusi duhet të jetë vënia e gjithë autorëve të këtij akti para drejtësisë së Republikës së Kosovës. Marrja e garancive të forta të sigurisë, sidomos për ta ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe frenimi i Serbisë, sanksionimi i Serbisë për veprimet e saj si masë parandaluese për sulmet e tjera në të ardhmen”.

Osmani në Zagreb paralajmëroi se mosndëshkimi i Serbisë mund të sjellë sulme të reja nga ajo ndaj Kosovës.

“Nëse s’ndërmerren masa nga komuniteti euroatlantik, Serbia do të ndihej më e fuqishme dhe më e inkurajuar nga mosndëshkimi”.

Presidentja Osmani edhe në Kroaci tha se është dëshmuar nga të gjitha provat e mbledhura nga veriu pas sulmit se qëllimi i Serbisë është aneksimi i veriut.

Related posts

Josep Borrell: BE-ja është e vendosur të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023

admin

Kovaçevski: Gjithmonë këmbëngulim për fqinjësi të mirë dhe solidaritet, i vetëm askush nuk mund të bëjë asgjë

admin

Izrael, vazhdojnë protestat kundër ndryshimeve në sistemin e drejtësisë

admin