RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 50 vjeçari serb i cili ishte në kërkim ndërkombëtar

tentoi-te-hynte-ne-shqiperi,-arrestohet-50-vjecari-serb-i-cili-ishte-ne-kerkim-nderkombetar

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 50 vjeçar nga Serbia, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Policia njofton se ai kishte tentuar të hynte në Shqipëri, transmeton Telegrafi.

“Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Gjermanisë, për falsifikim të dokumenteve dhe përvetësim të sendeve të vjedhura, kryer në formën e grupit kriminal, arrestohet me qëllim ekstradimin, 50-vjeçari nga Serbia. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk”, thuhet në njoftim.

Tutje, policia shton se në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Berlin, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht I. B., 50 vjeç, banues në Serbi.

Policia bën të ditur se, gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berlin, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.

Related posts

Numri i të vdekurve në Turqi kalon 22,000

Muhamet Ramadani

10 të vr’arë në su’lmet ndaj shtëpive në Bureij, Rafah, herët në mëngjes

Muhamet Ramadani

Bleu municion dhe shkallë pak orë para mitingut/ 20-vjeçari dyshohet se ka planifikuar me detaje sulmin ndaj Trump. Pse prindërit e tij telefonuan policinë…

admin