RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra hebrenj udhëtojnë nga Izraeli në Administratën qipriote greke

mijera-hebrenj-udhetojne-nga-izraeli-ne-administraten-qipriote-greke

Administrata greke qipriote është bërë një pikë ndalimi kryesor për mijëra hebrenj që u larguan nga Izraeli pas sulmeve në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës britanike “The Guardian”, në Administratën qipriote greke, e cila gjendet në një distancë fluturimi prej 40 minutash nga Izraeli, çdo ditë arrijnë mijëra hebrenj të moshave të ndryshme.

Kryerabini i këtij vendi, Arie Zeev Raskin, tregoi se në Administratën qipriote greke çdo ditë vijnë rreth 1000 persona.

Sipas tij, prej “sulmeve të 7 tetorit” e deri më tani numri i njerëzve që kanë arritur në vend ka shkuar në 16 mijë, ndërsa shërbime si shtrat, ushqim dhe akomodim i përkohshëm ofrohen nga Qendra e Komunitetit Hebre në Larnaca.

Ndërkohë, përpos hebrenjve që largohen nga Izraeli, Qiproja greke është bërë vend transferimi edhe për shtetasit izraelitë që dëshirojnë të shkojnë në Izrael. Kjo pas thirrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shtetasit e tij në mbarë botën “për t’iu bashkuar ushtrisë”.

Related posts

Misioni i parë hapësinor saudit nisët më 21 maj me astronautët e parë të Mbretërisë

Muhamet Ramadani

Gjyqi penal ndaj ish-presidentit Donald Trump, përzgjidhen 7 anëtarët e parë të jurisë! Çfarë pritet të ndodhë në javët e ardhshme

admin

Platforma sociale e ish Presidentit Trump merr miratimin për të tregtuar aksionet e saj në bursë

admin