RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Retorika pro-palestineze e aktivistes Thunberg, shkakton kritika në Gjermani

retorika-pro-palestineze-e-aktivistes-thunberg,-shkakton-kritika-ne-gjermani

Aktivistja suedeze për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, ka ngjallur kritika në Gjermani pasi mbështeti Palestinën në sulmet izraelite ndaj Gazës, transmeton Anadolu.

Bashkëkryetarja e Partisë së Gjelbër, Ricarda Lang, i cilësoi fjalët e aktivistes Thunberg si “krejtësisht të papërshtatshme”, ndërsa kreu i Shoqatës Gjermano-Izraelite (DIG) Volker Beck, fjalët e Thunberg në protestën klimatike në Amsterdam i quajti si “fundi i saj si një aktiviste për klimën”.

Edhe mediat gjermane publikuan shkrime ku drejtuan kritika të ashpra ndaj Thunberg.

“Tageszeitung (taz)”, gazeta me prirje të majtë, mbi fotografinë e Thunberg shkroi “Person i padëshiruar?”, duke theksuar “Me pozicionin e saj, Thunberg po fut një pykë në lëvizjen klimatike, në vend që të përdorë potencialin e saj të vërtetë”.

Ndërsa në lajmin në “Focus online”, thuhet se Thunberg tani ka shtuar antisemitizmin në apokalips, që do të thotë se ajo më nuk mund të pretendojë besueshmëri në emër të lëvizjes ndërkombëtare për klimën. Lajmi pretendonte se një ikonë u vetëshkatërrua.

Gazeta “Frankfurter Rundschau” potencoi se Thunberg, si pioniere e lëvizjes globale të klimës të quajtur “E Premtja për të Ardhmen”, shfaqi një qëndrim të papranueshëm.

Me këtë, sipas gazetës u vlerësua se Thunberg la mënjanë besueshmërinë e saj për çështjet klimatike me retorikën e saj pro-palestineze.

Ndërkaq, sipas gazetës “Tagesspiegel”, Thunberg tashmë është “shndërruar në një armike të Izraelit”.

Related posts

Biserko mbështet propozimin e Kurtit për gjykatë të veçantë për vrasjet e civilëve boshnjakë nga snajperët

Kushtrim Guraj

Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë

Muhamet Ramadani

Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet

RTI