RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: Më shumë se gjysma e spitaleve në Gaza janë jofunksional

obsh:-me-shume-se-gjysma-e-spitaleve-ne-gaza-jane-jofunksional

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se “nga 36 spitale 22 prej tyre kanë mbetur jashtë shërbimit për shkak të mungesës së karburantit, sulmeve dhe mjedisit jo të sigurt”, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X e OBSH-së u bë një postim lidhur me situatën e spitaleve në Gaza.

“Nga 36 spitale 22 prej tyre, pra më shumë se gjysma kanë mbetur jashtë shërbimit për shkak të mungesës së karburantit, sulmeve dhe mjedisit jo të sigurt”, thuhet në postimin ku vihet në dukje se në 14 spitale që ofrojnë shërbim nuk ka produkte të mjaftueshme për të vazhduar operacionet kritike që shpëtojnë jetë si dhe për të ofruar shërbim ndaj pacientëve në kujdesin intensiv.

“Bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, mbrojtjen e civilëve dhe shërbimeve shëndetësore dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në postimin e OBSH-së.

Related posts

Publikohet raporti për Urën e Ibrit: Është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale

admin

“Jemi në luftë!”- Përshkallëzimi i protestave në Iran, mjeku flet për “TIME”: Janë regjistruar mbi 200 të vdekur, shumica të rinj!

admin

VIDEO/ Ukraina sulmon Moskën, droni i Kievit vret një punëtor indian, 3 të plagosur

admin